Je i interesuar për botën online?
Ke një të ardhme të ndritshme përpara. Thjesht sigurohu që të kuptosh kufijtë online.
-
A është e ligjshme
Mëso çfarë lejohet dhe çfarë e kalon kufirin e lejuar në internet
-
Cilat janë pasojat
Kupto çfarë ndodh realisht nëse shkel ligjin në internet
-
Pëdor aftësitë e tua në mënyrën e duhur
Zbulo mundësi ligjore dhe pozitive në botën digjitale
A e di ligjin online?
Shiko këtë shembull:
Era (Sam) është duke luajtur një lojë online dhe dëshiron një nivel më të lartë. Era (Sam) dërgon një sulm DDoS për të prishur lidhjen e kundërshtarit, në mënyrë që ajo të fitojë dhe të marrë një nivel më të mirë.”
Era (Sam) nuk është thjesht duke luajtur një lojë. Ajo ka shkelur ligjin.
“Erik hyn në llogarinë e rrjeteve sociale të një shoku pa leje dhe poston diçka si shaka.”
Erik nuk po bën thjesht një shaka, por ka shkelur ligjin.
A e dinit që çdo gjë lë një gjurmë digjitale në botën online? Do të dëshironit të dini më shumë rreth asaj se çfarë është e ligjshme dhe e paligjshme online?
Nëse jeni në dyshim, pyesni prindërit / kujdestarin ose një të rritur të besuar për ndihmë. Mund të vizitoni gjithashtu faqen e internetit të https://asp.gov.al/denonco-krimin-kompjuterik/ për më shumë informacion.
A je i interesuar të ndërtosh aftësitë e tua digjitale në mënyrë të sigurt, të përgjegjshme dhe të ligjshme?
Dëshiron të provosh diçka të re, ose të zbulosh se si pasionet e tua digjitale mund të shndërrohen në një punë të vërtetë? Shiko iniciativat më poshtë!*
- Protik https://protik.org
- Coding Academy by Protik https://protik.org/coding-academy
- EU4Innovation https://euforinnovation.al
- TumoTirana https://tirana.tumo.al/
- AI Hub Albania https://www.aihub.al/
Ta mbjamë botën digjitale të sigurt!
Kjo fushatë udhëhiqet nga International Cyber Offender Prevention Network (InterCOP). InterCOP është një rrjet ndërkombëtar i agjencive të zbatimit të ligjit që fokusohen në parandalimin e krimit kibernetik. Kjo fushatë dhe InterCOP bashkëfinancohen nga Bashkimi Evropian.
* Burimet e listuara në këtë faqe janë nisma të palëve të treta, të përzgjedhura pasi ofrohen falas dhe janë publikisht të aksesueshme. Ne nuk jemi të lidhur me to dhe nuk mbajmë përgjegjësi për përmbajtjen, disponueshmërinë, sigurinë apo praktikat e privatësisë të këtyre faqeve ose platformave të jashtme. Para se t’i përdorni, ju rekomandojmë të konsultoni kushtet e shërbimit dhe politikat e privatësisë të secilit ofrues.