Para se të klikosh,
dije çfarë është me rrezik!

Ke një të ardhme të ndritshme përpara. Vetëm sigurohu që të kuptosh kufijtë online.

Përdor aftësitë e tua si duhet

Sulmet Distributed Denial of Service (DDoS) dhe llojet e ngjashme të sulmeve kibernetike konsiderohen vepra penale në Republikën e Shqipërisë, sipas nenit 192/b tw Kodit Penal. Po ashtu, është e paligjshme të përdoren shërbimet “stresser” ose “booter”. Dënimi maksimal është deri nw 10 (dhjetw) vjet.

[ The consequences of cybercrime ]

Ende do ta nisësh atë sulm DDoS?

Agjencitë e zbatimit të ligjit marrin seriozisht çdo rast të krimit kibernetik. Nuk ka rëndësi se ku ndodheni apo si kryhet veprimi, organet ligjzbatuese bashkëpunojnë ndërkombëtarisht për të ndjekur dhe ndalur këto krime.

Pasojat e përfshirjes në krimin kibernetik:

  • Dënimi: Mund të merrni një gjobë, shërbim komunitar, ose një dënim me burg;
  • Regjistri kriminal: Kjo e bën më të vështirë gjetjen e një stazhi ose pune dhe mund t’ju refuzohet hyrja në disa shtete;
  • Mjetet: Kompjuteri dhe/ose telefoni juaj mund të sekuestrohen dhe përdorimi juaj i internetit mund të kufizohet.

Dëmi

Për më tepër, një sulm DDoS mund të shkaktojë dëme serioze për njerëzit dhe kompanitë:

  • Shërbimet emergjente bëhen të paarritshme;
  • Ofruesit e shërbimeve të telekomunikacionit / internetit mund të jenë offline;
  • Dëme financiare për kompanitë.

Raporto:

A keni qenë të përfshirë në një sulm DDoS, ose keni informacion për të ndarë në mënyrë anonime me policinë? Raportojeni këtu: 

E ligjdhme ose e paligjshme?

Dëshironi të dini më shumë për atë që është e ligjshme dhe e paligjshme online?

Nëse keni dyshime, pyesni prindërit / kujdestarin ose një të rritur të besuar për ndihmë. Gjithashtu mund të vizitoni faqen e internetit të https://asp.gov.al/denonco-krimin-kompjuterik/ për më shumë informacion.

A dëshironi të zhvilloni aftësitë tuaja digjitale në mënyrë të sigurt, të përgjegjshme dhe të ligjshme?

Dëshiron të provosh diçka të re, ose të zbulosh se si pasionet e tua digjitale mund të shndërrohen në një punë të vërtetë? Shiko iniciativat më poshtë!*

[ operation poweroff ]

Shembull i një hetimi ndërkombëtar nga organet e zbatimit të ligjit: OPERACIONI POWEROFF

Brenda kuadrit të Operation PowerOFF, organet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit po mbyllin shërbime booter/stresser që ofrojnë sulme DDoS me qira.

Sulmet DDoS janë të paligjshme. Për dy vitet e fundit, organet e zbatimit të ligjit kanë sekuestuar baza të të dhënave të booter-ve dhe informacione të tjera që lidhen me këto shërbime. Çdokush që operon ose përdor një shërbim DDoS është subjekt hetimi, ndjekjes penale dhe veprimeve të tjera ligjore.
https://operation-poweroff.com/

Vizito faqen
[ Rreth nesh ]

Ta mbajmë botën digjitale të sigurt!

Kjo fushatë udhëhiqet nga International Cyber Offender Prevention Network (InterCOP). InterCOP është një rrjet ndërkombëtar i agjencive të zbatimit të ligjit që fokusohen në parandalimin e krimit kibernetik. Kjo fushatë dhe InterCOP bashkëfinancohen nga Bashkimi Evropian.

* Burimet e listuara në këtë faqe janë nisma të palëve të treta, të përzgjedhura pasi ofrohen falas dhe janë publikisht të aksesueshme. Ne nuk jemi të lidhur me to dhe nuk mbajmë përgjegjësi për përmbajtjen, disponueshmërinë, sigurinë apo praktikat e privatësisë të këtyre faqeve ose platformave të jashtme. Para se t’i përdorni, ju rekomandojmë të konsultoni kushtet e shërbimit dhe politikat e privatësisë të secilit ofrues.